LDK thërret mbledhjen e Kryesisë për sot në 16:00

14:18 | 5 Maj 2026
E.K

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 16:00.

Mbledhja është konfirmuar nga anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila nuk ka dhënë detaje mbi pikat që do të diskutohen.

Megjithatë, sipas raportimeve në media, në mesin e çështjeve që pritet të trajtohen është edhe mundësia e bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kjo vjen pas takimit që Osmani pati javën e kaluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit, asnjë nga palët nuk dhanë detaje lidhur me përmbajtjen e diskutimeve që zgjatën rreth dy orë.