Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë.
Sipas aktakuzës, dyshohet që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, më 18 mars, ka tentuar të kontrabandojë migrantë drejt kufirit më Malin e Zi, mirëpo ai është vënë re nga Policia Kufitare dhe është ndaluar, për t’u arrestuar më pastaj pas kontrollit.
“I njëjti, fillimisht ishte takuar me disa shtetas të huaj të nacionalitetit sudanez në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ku me kërkesën e tyre kishin arritur marrëveshje që t’i transportojë deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi, me ç’rast ishte dakorduar që për këtë shërbim të kompensohej financiarisht pasi të arrinin në destinacionin e caktuar. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për këtë vepër penale.
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake