Legjenda e Baselit dhe Zvicrës, Alexander Frei, ka thënë se Xherdan Shaqirit ka meritën që i është dhënë, për shiritin e kapitenit.
Xherdan Shaqiri për herë të parë të dielën e udhëhoqi në fushë Baselin si kapiten në ndeshjen derbi të Superligës zvicerane të futbollit ndaj Luganos (2-2).
Shaqiri u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi shënoi golin e dytë nga penalltia, ndërsa asistoi në golin e parë të Baselit.
“Shaqiri tani ka rëndësinë që meriton”, ka thënë Frei të hënën për “Blick”.
Frei për Baselin shënoi 72 gla në 103 ndeshje nga viti 2009 deri në vitin 2013, ndërsa për Zvicrën në 84 ndeshje realizoi 42 gola.
Frei dhe Shaqiri në të kaluarën kanë luajtur bashkë te Baseli dhe Zvicra.
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj