Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti, pritet të marrë së shpejtë një rol zyrtar në klubin e Romës.
49-vjeçari konfirmoi se një rikthim në klubin ku është legjendë, është shumë afër.
“Po jemi në bisedime dhe gjithashtu darkova me Gian Piero Gasperinin. Ka disa mundësi, do të shohim”, ka thënë Totti për “Sky”.
Totti luajti 785 ndeshje për Romën gjatë karrierës si lojtar, e cila përfundoi në vitin 2017.
Sipas raportimeve në mediat italiane, Totti pritet të marrë pozitën e drejtorit teknik.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës