Google ADS

LeBron James flet për situatën e tij me COVID, kritikon protokollin e NBA

23:51 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ikona e NBA dhe ylli i skuadrës së Los Angeles Lakers, LeBron James, ka munguar së fundmi në parket, pasi dështoi në testet për Covid-19.

Asgjë nuk ka pasur zyrtare rreth infektimit të tij, por thuhet se lojtari ka rezultuar pozitiv. Protokolli i NBA e detyron atë të mungojë së paku 10 ditë, dhe për situatën ka reaguar më në fund ‘Mbreti’.

“Edhe pse mbrëmjen e kaluar mund të shkoja në ndeshjen e djemve të mi, jam i frustruar, konfuz dhe nervoz”, ka thënë LeBron për situatën e tij.

“Të mos kem mundësinë të bëj asgjë. Unë nuk kam pasur mundësi të bëj asgjë përveç të ulem në shtëpi, që nga mbrëmja e së hënës. Gjithë kohën derisa ishte komplet i pastër, rreth orës 16 00 mbrëmë. Këtë mëngjes ishte hera e parë që unë preka një top basketbolli që nga ndeshja me Detroit”, shtoi Mbreti.

Më pas James foli edhe për protokollin që po e nervozon aq shumë.

“Fakti që unë testova negativ së pari, dhe testi i dytë erdhi pozitiv. Dhe zakonisht, kur ke test pozitiv, ata të testojnë përsëri për t’u siguruar. Aty nuk pati test të dytë. Ishte izolim i menjëhershëm, dhe më futën në protokoll. Kjo është pjesa që më nevrikosi. Duhej të gjeja një mënyrë për t’u kthyer në shtëpi vet, nga Sacramento. Ata nuk më lejuan të udhëtoja me ta, pa sigurim pa asgjë. Kjo pjesë më nervozoi”, ishin fjalët e yllit të LA.

Shpërndaje në rrjete sociale