Lazio thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me Olivier Giroud dhe janë në pritje të një vendimi nga Chelsea.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se reprezentuesi francez ka vendosur të angazhohet në një transferim në kryeqytetin italian.
Raporti pretendon se palët janë pajtuar tashmë, por e vetmja pengesë që mbetet është Chelsea, klub i cili po kërkon një zëvendësim për francezin.
Blutë thuhet se kanë pasur një ofertë për Dries Mertens të refuzuar nga Napoli, por ende po përpiqen ta sjellin reprezentuesin belg në Stamford Bridge.

Di Marzio beson se një marrëveshje do të arrihet edhe me Chelsean dhe Lazio do ta ketë në ekipi fituesin e Kupës së Botës para mbylljes së afatit kalimtar.
Giroudi pëlqehej shumë edhe nga Interi, por Nerazzurrët në fund vendosën të largohet nga gara duke i besuar talentit të tyre, Sebastiano Esposito. /Telegrafi/
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...