Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Tbilisit.
Xhudistja kosovare me këtë rast i siguroi medalje Kosovës në garën që po mbahet në Gjeorgji.
Në gjysmëfinale, ajo e mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.
Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.
Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.
Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, njëherësh kampione aktuale evropiane.
Në finale, Laura do të ketë punë me britaniken Lucy Renshall.
Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. /GE/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri