Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael.
Në luftën e fundit dhe vendimtare, Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti izraeliten, Gili Sharir.
Ajo shfrytëzoi momentin e pakujdesisë të Sharirit, dhe e fitoi luftën me Ippon, pas një luftë të fortë .
Laura e nisi ditën me revanshin ndaj kampiones evropiane. Ajo në xhiron e parë mposhti britaniken Gemma Howell, ndaj së cilës kishte humbur në finale të Evropianit të kaluar. Laura realizoi hedhje mjeshtërore në kohën shtesë.
Edhe në pengesën e dytë, Laura nuk pati telashe. Fitoi ndaj hungarezes Brigitta Varga me mbërthim në kohën shtesë.
Megjithatë, Fazliu u mposht në çerekfinale të garës. Ajo humbi nga bartësja e parë, kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard, që ka medalje olimpike e botërore.
Në repesazhin e kategorisë së saj, xhudistja kosovare mposhti legjendën e xhudos, francezen Clarisse Agbegnenou, që është kampione në fuqi olimpike dhe ka pesë tituj të botës e pesë medalje të arta evropiane.
Laura ka dëshmuar edhe një herë tjetër se është top-xhudiste botërore, ku u stolis me të bronztën, pavarësisht shortit shumë të vështirë.
Laura Fazliu 22-vjeçare është nënkampione evropiane dhe ka fituar edhe medalje tjera të mëdha. /Telegrafi
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...