Evertoni pritet të njoftoj sonte rreth nënshkrimit me mbrojtësin e Barcelonës, Lucas Digne.
Reprezentuesi francez ka arritur në Merseyside mëngjesin e sotëm (e martë) dhe ka kryer testin mjekësor në klinikën USM Finch të Evertonit, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme pretendojnë se “Toffes” do të paguajnë 20 milionë funta për Dignen dhe synojnë të nënshkruajnë gjithashtu me ish bashkëlojtarin e tij, Yerry Minan, para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Digne i ka falënderuar tifozët e gjigantit katalunas përmes rrjete sociale dhe largimi i tij nga Barcelona tashmë duket i pashmangshëm.
“Dua t’i falënderoj të gjithë. Fillimisht klubin që ka dhënë gjithçka për mua qysh nga koha kur kam arritur”, ka shkruar lojtari në Instagram.
“Faleminderit të gjithëve stafit me të cilët kam punuar, trajnerëve fizik, stafit të sigurisë dhe që të gjithë që kanë bërë klubin si familje”
Kryetari i Gjilanit jep lajmin e madh për stadiumin: Do të m...
Kurti udhëton për në Poloni, do të marrë pjesë në konferencë...
Ancelotti flet për situatën e Rodrygos tek Reali
Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Specialja del me rea...
Tentim-rrëmbimi në qendër të Parisit trondit kalimtarët, u p...
Arrestohet një person në Pejë për vrasje të rëndë e mbetur n...