Pas fjalëve të trajnerit Xavi Hernandez, i cili pyeti klubin se përse në tribuna kishte 30 mijë tifozë nga Gjermania, edhe presidenti Joan Laporta komentoi këtë gjë në lidhje me ndeshjen me Eintracht Frankfurt.
Barcelona pësoi një tronditje të madhe në çerekfinalen e Ligës së Evropës dhe u mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurt (2-3), ndërsa ndeshja u përshkrua me numrin e madh të tifozëve mysafirë që erdhën në “Camp Nou”.
Edhe pse pritej të kishin një mbështetje të madhe, mysafirët nga Gjermania e kaluan atë dhe më shumë se 30 mijë mbërritën në stadium, kur kishin vetëm 5000 bileta të rezervuara.
? Today’s attendance at Camp Nou: 7️⃣9️⃣,4️⃣6️⃣8️⃣
? ?????? ???̀???? ? ???? ? ????? who came out to support the team! #ForçaBarça #BarçaEintracht pic.twitter.com/IxRB99T7lo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 14, 2022
“Ajo që ndodhi në tribuna është një turp dhe nuk duhet të përsëritet”.
“Ne nuk mundëm të fitonim. Jemi të gjithë të trishtuar dhe të zemëruar për humbjen, por duhet pranuar”.
“Megjithatë, ne ndihemi të poshtëruar për shkak të asaj që ndodhi në tribuna. Do të marrë të gjitha masat në këtë drejtim”, ka thënë i zhgënjyer Laporta.
?️ @JoanLaportaFCB: “We have to continue and fight for La Liga.” pic.twitter.com/eYehwfN9gM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 14, 2022
Edhe Xavi ka thënë se ka kërkuar shpjegim nga klubi se përse është lejuar prania e 30 mijë tifozëve vizitorë gjermanë dhe tani duket se as presidenti i klubit nuk ka përgjigje. /Telegrafi/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...