Barcelona dhe tifozët e saj kanë marrë një lajm pozitiv sa i përket rikuperimit të yllit të madh të ekipit, Lamine Yamal.
Mes një mori raportimesh të ndryshme rreth gjendjes fizike të Lamine Yamal, gazeta Marca tani deklaron se sulmuesi anësori i Barcelonës do të rikuperohet në kohë për El Clasicon kundër Real Madridit në fund të muajit.
18-vjeçari aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të përsëritur në ijë, të cilin e pësoi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Ky dëmtim e detyroi të humbasë ndeshjen e La Ligës kundër Sevillas dhe të tërhiqet nga skuadra kombëtare spanjolle për pushimin ndërkombëtar të këtij muaji.
Raporti shton gjithashtu se spanjolli mund të shijojë pak kohë loje kundër Gironas menjëherë pas pushimit ndërkombëtar nëse nuk ka ndonjë pengesë në rehabilitimin e tij, që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme kundër Olympiacos dhe Real Madridit.
Kthimi i Yamal do të jetë një përmirësim i madh për klubin katauanas, duke pasur parasysh krizën e tyre të lëndimeve dhe rënien e papritur të formës pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër PSG-së dhe Sevillas.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...