Djemtë e kombëtares shqiptare kanë mbërritur natën e sotme në Londër, aty ku pas dy ditësh do të luajnë sfidën e parë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror në vitin 2026.
E premtja në “Wembley Stadium” do të jetë e zjarrtë për kuqezinjtë, shkruan Arbresh.info.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se futbollistët kuqezi kanë mbërritur në Londër.
Ndeshja do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.
Përveç Anglisë, Shqipëria ka në grup edhe Serbinë, Letonin dhe Andorrën./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit