
Screenshot
Federata e Çiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Dardana” nga Kamenica, do të organizojë të dielën garën e çiklizmit rrugor “Kupa e Anamoravës 2026”
Kjo garë, e cila është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës, do të mbahet më 5 prill 2026, me fillim nga ora 11:00, ndërsa starti dhe finishi do të jenë në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.
Gara do të zhvillohet në një distancë prej 90 kilometrash dhe do të përfshijë një itinerar të gjerë në rajonin e Anamoravës, duke kaluar nëpër disa lokalitete si: Berivojcë, Koretin, Topanicë, Domorovc, Hodonoc, Rogoqicë, Muqivërc, Shipashnicë, Kolloleq, Hogosht, Kopërnicë, Tugjec, Zajqec, Hojkobillë, Dubishecë, Prapashticë, Gllogovicë, Krilevë, Strezoc dhe Hajnocë, për t’u rikthyer sërish në Kamenicë.
Në këtë aktivitet të marrin pjesë çiklistët vendorë, ndërsa gara promovon çiklizmin dhe sportin në përgjithësi në rajonin e Anamoravës.
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari