Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur fokusin kryesor të kësaj seance në aspektin taktik, për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë miqësore, që zhvillohet të premten kundër Armenisë.
Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe harmonike.
Edhe lojtarët e rinj që për herë të parë janë bashkuar me kombëtaren janë ambientuar shpejt me grupin dhe po japin maksimumin në çdo stërvitje, shkruan FFK.
Për shkak të lëndimit, mbrojtësi Ismajl Beka është larguar dje nga grumbullimi, derisa pjesa tjetër e futbollistëve janë në gjendje të mirë fizike dhe kanë stërvitur me kapacitet të plotë.
Kombëtarja do të mbajë nesër stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë, po ashtu në “Fadil Vokrri”, në orën 17:00.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...