Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-së.
Tani Dardanët e udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në vendin e 33-të në ranglistën e UEFA-së. Kjo ngritje e konsiderueshme vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane.
Padyshim ky është një hap i rëndësishëm për Kombëtaren U21, e cila tani do të ketë mundësi më të mira për kualifikimet e ardhshme./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit