Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultatin 2-1 në ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën pasdite në Belek të Turqisë. Për Kosovën U21 kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar këtë muaj.
Dardanët U21 e dominuan lojën plotësisht nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Medin Gashit.
Edhe pse Kosova vazhdoi të kontrollojë lojën dhe pati disa raste të tjera për të shënuar, goli i dytë nuk erdhi. Ndërkohë, moldavët arritën t’i barazojnë shifrat posa nisi pjesa e dytë.
Megjithatë, ky gol nuk i zmbrapsi djemtë dardanë, të cilët arritën që të rikthehen shpejtë dhe të shënojnë golin e fitores përmes zëvendësuesit Kevin Krasniqi, në minutën e 65-të.
Në miqësoren e parë, Kosova U21 u mposht nga Turqia me rezultatin 2-1.
Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...