Kosova U21 po përgatiten që të shënojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese që e zhvillojnë kundër Estonisë, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” e kanë ekipin e kompletuar, i cili përbëhet nga futbollistë vendor dhe ata të ardhur nga skuadrat evropiane.
Përgatitjet e deritashme kanë shkuar për së mbari dhe si rrjedhojë, përzgjedhësi Tovërlani ka bindje të mira për takimin e 20 qershorit.
Ai pas stërvitjes së sotme tha se problemi i vetëm ka qenë moti jo i mirë por kjo nuk i ka penguar të realizojnë të gjitha përgatitjet e tyre dhe shpreson që të martën përveç punës dhe përkushtimit të kenë edhe fatin në anën e tyre.
Nga ana tjetër Besfort Zeneli pohoi se atmosfera është shumë e mirë dhe se do të japin maksimumin kundër Estonisë.
Etnik Brruti kërkoi përkrahjen e Dardanëve, teksa theksoi se në “Fadil Vokrri” do të luajnë për fitore.
Kosova U21 – Estonia U21 zhvillohet të martën nga ora 20:00, derisa hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas./Arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje