Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për U16 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet në mesjavë, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten.
Grumbullimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 11:00 deri në 13:00 për dy ditë radhazi.
Në këtë grumbullim janë ftuar 31 lojtarë, ku përzgjedhësi Ibrahim Karabegu, me ndihmësit Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja do të kenë mundësi të shohin formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.
“Dardanët” U16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin. Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...