Përfaqësuesja U-20 e Kosovës prej 14 deri më 23 korrik 2017 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë.
Përfaqësuesja jonë i ka filluar përgatitjet nga fundi i muajit maj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Jeton Nixha dhe ndihmësit të tij, Elvedin Plakiqi dhe tanimë janë të gatshëm për gjithë atë që i pret në Oradea.
Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë. Përfaqësuesja jonë ndeshjen e parë do ta luaj më 14 korrik (e premte) me fillim nga ora 15:45.
Basketbollistët që përzgjedhësi Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë:
Muhamedali Janjeva,
Rinor Peci,
Egzon Kuci,
Dardan Kapiti,
Burim Zekiqi,
Dion Haxhosaj,
Mërgim Jakupi,
Edmond Kryeziju,
Bardhosh Kelmeni,
Ilir Hasani,
Gent Shala,
Valon Bunjaku.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci