Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të përballjes së nesërme kundër Qipros, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, e që zhvillohet në orën 20:45.
Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Franco Foda u dha futbollistëve udhëzimet e tij taktike, me qëllim që ekipi të jetë maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë. Atmosfera në radhët e Dardanëve është tejet pozitive dhe lojtarët edhe në këtë stërvitje treguan përkushtim.
Ekipi në ndeshjen e nesërme do të përballet me mungesën e Elvis Rexhbeçajt për shkak të kartonëve, derisa në dyshim është edhe Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit nga ndeshja e kaluar nuk u përfshi fare në stërvitjen e sotme. Stafi mjekësor është duke vlerësuar gjendjen e tij dhe mbetet në pikëpyetje nëse ai do të jetë në gjendje të paraqitet në këtë ndeshje.
Megjithatë, Dardanët janë plotësisht të motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe për të siguruar një tjetër fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.







Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...