Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (KAS), i dalë nga Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të tij.
I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili i përgëzoi anëtarët për emërimin në KAS dhe iu uroi punë të mbarë gjatë ciklit olimpik 2021 – 2024, sa zgjat mandati i anëtarëve të KAS-it.
Më pas, Këshilli në prani të sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, vazhdoi mbledhjen, duke diskutuar hapat e mëtejmë.
Anëtarët u dakorduan që në takimin e radhës, të zgjedhet kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KAS-it.
Misioni i KAS-it është zgjidhja e mosmarrëveshjeve/konflikteve në fushën e sportit nëpërmjet arbitrazhit.
Bazuar në Rregulloren e KAS-it, të miratuar nga Asambleja e Punës, e mbajtur më 26 dhjetor 2020, të gjithë anëtarët e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv janë juristë me përvojë.
Këshilli përbëhet nga: Eroll Salihu, Imer Beka, Jeton Oruqi, Korab Sejdiu, Visar Alimehaj, Ilir Krasniqi, Fisnik Salihu, Jehona Shyti, Armend Krasniqi. /arbresh.info/
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...
Haradinaj nderon martirët e Lybeniqit në 28-vjetorin e masak...
Derivatet nuk pësojnë ndryshime – nafta 1.61 €, benzina 1.53...
Ministri grek viziton sot Tiranën, takohet me Ramën dhe homo...