Bayern Munich arriti një fitore të madhe mbrëmë në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat 1-2 në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Vincent Kompany, trajneri belg deklaroi pas ndeshjes, qëndroi me këmbë në tokë, ku theksoi duhet të presin edhe ndeshjen e kthimit.
“Duket si të jetë kryer veç pjesa e parë. Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë të përqendruar për ndeshjen e kthimit.”
Ai e theksoi gjithashtu rëndësinë e performancës së skuadrës në një stadium të vështirë si “Bernabéu”.
“Është një rezultat shumë i mirë për ne, sidomos duke e marrë parasysh kundërshtarin dhe ambientin ku luajtëm. Por e dimë se do të jetë një tjetër ndeshje shumë e vështirë në Mynih.”
Kompany nuk deshi të fliste për fat apo avantazh të madh.
“Nuk bëhet fjalë për fat. Ne kemi cilësi dhe e kemi treguar këtë në fushë, por duhet ta konfirmojmë edhe në ndeshjen e kthimit.”
Në fund, ai e dërgoi një mesazh të qartë për skuadrën e tij.
“Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. E respektojmë shumë Real Madridin, por kemi besim te vetja e jonë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë.”
Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme në ‘Allianz Arena’, ku edhe përcaktohet gjysmëfinalisti./Arbresh.info
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...