Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar me rezultat të thellë ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian në Gjeorgji. Të premten paradite në Telavi, vajzat tona shkëlqyen dhe triumfuan me rezultatin 35:26 ndaj Izraelit.
Që në nismë, vajzat tona shfaqën cilësi dhe krijuan epërsi bindëse prej 5:0 e 11:1. Më pas e kontrolluan rezultatin deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 17:10.
Martina Bibaj udhëhoqi Kombëtaren e Kosovës me dhjetë gola nga 12 tentime. Diona Dresh i kishte shtatë gola nga nëntë tentime, ndërsa Arjeta Imeraj i realizoi gjashtë gola nga shtatë tentime. Me nga tri gola njdeshjen e përfunduan Sara Gjergjaj e Zoja Kameraj, nga dy i shënuan Orgesa Gola e Elona Zeneli, kurse nga një Klaudia Ukaj e Arona Krasniqi.
Portierja Donjeta Shabani u dallua me 13 pritje dhe u shpall më e mira e ndeshjes.
Tani Kosova U19 luan për vendin e pestë në Evropianin B në Gjeorgji. Ndeshja për vend të pestë është të dielën.
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit