Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, beson se kapiteni i tij, Virgil van Dijk, do të vazhdojë karrierën në një klub evropian edhe sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi i Liverpool-it në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me skuadrën angleze.
Sipas medieve të huaja, ai tashmë ka marrë një ofertë nga klubi arab, Al-Hilal, ndërsa është përfolur edhe për një transferim në MLS.
Megjithatë, Koeman nuk e imagjinon Van Dijk-un duke luajtur në një kampionat me nivel më të ulët.
“Nëse rinovon me Liverpool-in apo nëse nënshkruan me një klub tjetër të madh, për mua është e pranueshme,” tha Koeman.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por ajo që kam kuptuar nga Virgil është se ai ende kërkon të luajë në nivelin ku është tani”, ka theksuar tekniku holandez./rtk
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri