Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejtimin e Real Madridit

10:47 | 14 Janar 2026
D.H

Jürgen Klopp ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhnin me postin e trajnerit të Real Madridit, pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga drejtimi i ekipit.

Trajneri gjerman, aktualisht drejtor global i futbollit te Red Bull, ka qenë i prerë se nuk e sheh veten të rikthehet së shpejti në stol.

“Kjo nuk ka asgjë të bëjë me mua dhe nuk më ndikon aspak”, deklaroi Klopp për televizionin austriak Servus TV, duke minimizuar spekulimet që prej kohësh e lidhin me Santiago Bernabéun. Ish-trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool theksoi se është plotësisht i kënaqur me rolin e tij aktual, larg presionit të përditshëm të pankinës.”

“Pozicionet e trajnerëve ndryshojnë vazhdimisht dhe është mirë ta shikosh këtë nga distanca, pa u shqetësuar se çfarë do të thotë për ty personalisht, sepse aty ku jam tani është vendi i duhur për mua”, shtoi ai.

Përtej situatës personale, Klopp shprehu keqardhje për largimin e Xabi Alonsos, i cili u shkarkua vetëm gjashtë muaj pas emërimit në krye të Real Madridit, pas suksesit të madh me Bayer Leverkusenin.

“Kjo është një shenjë se jo gjithçka është njëqind për qind në rregull atje, nëse Xabi Alonso, që për më shumë se dy vjet tregoi në Leverkusen se çfarë trajneri i jashtëzakonshëm është, duhet të largohet nga Reali vetëm pas gjashtë muajsh”, u shpreh Klopp.

Reagime pati edhe nga Gjermania. Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, u shpreh i habitur nga vendimi i Real Madridit.

“Më surprizoi shumë. Xabi është një trajner jashtëzakonisht i mirë dhe bëri një punë të shkëlqyer në Leverkusen. Nuk kam një pasqyrë të brendshme për gjithçka që po ndodh në Madrid dhe nuk më takon ta gjykoj, por është pak e çmendur në një kohë kaq të shkurtër. Futbolli ndonjëherë është shumë i vrullshëm”, deklaroi Freund për Sky.

Megjithatë, sipas Sky Gjermani, Klopp mund të mos e ketë thënë të gjithë të vërtetën. Media gjermane raporton se ai mbetet një kandidat potencial për stolin e Real Madridit, në rast se klubi vendos të emërojë një trajner të ri në verë.

Megjithatë, sipas Sky Gjermani, Klopp mund të mos e ketë thënë të gjithë të vërtetën. Media gjermane raporton se ai mbetet një kandidat potencial për stolin e Real Madridit, në rast se klubi vendos të emërojë një trajner të ri në verë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale