Kevin De Bruyne do të mungoj në ndeshjen e Manchester Cityt kundër Shaktar Donestk për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë katër minuta para se të zëvendësohej në ndeshjen e fundit.
De Bruryne ishte befasi që startoi në skuadrën e Pep Guardiolas për ndeshjen në Ligë të Kampionëve ndaj Feyenoordit pasi tashmë ata kanë siguruar kualifikimin, transmeton portali arbresh.info.
Ylli belg ishte në dijeni që ndëshkimi në atë ndeshje do të bënte që automatikisht të mungonte në ndeshjen e ardhshme.
Megjithatë, De Bruyne u tregua i pakujdesshëm dhe një ore lojë në fitoren 1 me 0 në Etihad bëri një ndërhyrje të panevojshme ndaj anësorit të Feyenoordit, Steven Berghuis.
Kjo do të thotë që mesfushori nuk do të udhëtoj për ndeshjen e fundit në kuadër të grupit që zhvillohet në Ukrainë kundër Shaktarit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...