Sonte zhvillohen edhe katër përballje tjera të Ligës së Kampionëve që do të kompletojnë fazën e 1/8 së finales në këtë kompeticion.
Dita nis me takimin Atalanta – Dortmund e cila zhvillohet në Bergamo nga ora 18:45, shkruan Arbresh.info.
Përballja e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të verdhezinjve, derisa ata kanë për qëllim ta mbajnë këtë rezultat për ta prerë biletën për rrethin tjetër. Ndërkohë, Atalanta e Gjimshitit synon rikthimin e madh.
Tjetër skuadër italiane zhvillon një përballje të vështirë mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për Juventusin e Edon Zhegrovës, klub i cili në Torino pret Galatasarayn që e ‘demoloi’ ndeshjen e parë.
Turqit kanë avantazh prej tri golave (5:2), rezultat ky nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Stamboll.
Një tjetër supersfidë është derbi francez mes PSG dhe Moncas që luhet në ‘Parkun e Princave’. Sfida e parë u mbyll 3-2 në të mirë të skuadrës së Luis Enrique.
Krejt në fund, Real Madridi është nikoqir i Benficas në ‘Santiago Bernabeu’. I hendikepuar pa Mbappen, ‘Los Blancos’ synon ta mbajë rezultatin e ndeshjes së parë në Portugali.
Madrilenët fituan minimalisht 1-0 dhe sot do të tentojnë ta mbajnë këtë rezultat. Këto ndeshje nisin nga ora 21:00./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë