Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Dallku thotë se Bardhekaltrit do të mundohen ta përsërisin ndeshjen ndaj Europa FC në ndeshjen e nesërme të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndaj CS Fola Esch, që do të luhet në Luksemburg, shkruan Zeri.info.
“Normalisht, ky kundërshtar kërkon respekt dhe vëmendje më të madhe, normalisht çdo kundërshtar kërkon, mirëpo ky i tashmi e kemi studiuar pak a shumë, por pritet që edhe nesër trajneri të na i jep ato detajet përfundimtare para ndeshjes. Pra, është një kundërshtar mjaft i fortë sepse, e përsëris gjithmonë se ne nuk kemi qenë në gjendje, as nuk jemi në gjendje t’i zgjedhim kundërshtarët, mirëpo është një kundërshtar i joni i radhës që duhet të përballemi me ta nesër. Shpresoj që të bëjmë lojën tonë më të mirë, sidomos atë lojën e ndeshjes së dytë të kthimit kundër Evropës në Mitrovicë, që të jemi të gjithë në element të mirë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv e për ne pozitiv është edhe rezultati baras, mirëpo që në asnjë mënyrë mos të marrim gol”, ka thënë Dallku për uebfaqen zyrtare të klubit.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës