Paris Saint-Germain tashmë ka filluar t’i shoh të mirat e ardhjes së Lionel Messit në Paris.
Skuadra franceze tashmë ka kompletuar zyrtarisht transferimin e yllit argjentinas, derisa tashmë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri që ka filluar në Ligue 1.
Klubi parisien shpreson që të fitojë në këtë edicion Ligën e Kampionëve dhe ta kthejë trofeun e ligës në Parkun e Princave.
Lojtari 34-vjeçar pritet që të sjell ndryshim në lojën e skuadrës franceze, mirëpo jo vetëm, shkaku që ai ka një tjetër ndikim.
Messi tashmë ka filluar të ndikojë edhe në rrjetet sociale të PSG-së, duke u shtuar atyre disa miliona ndjekës.
Vetëm bë Instagram, në tre ditët e fundit, që kur Messi njoftoi për largim nga Barcelona dhe pranimin se mund të kalojë te klubi parisien, këtyre të fundit u janë shtuar 4.5 milionë ndjekës.

Natyrisht se në rrjetet sociale të PSG-së në ditët e ardhshme do të shtohen edhe më shumë ndjekës, pasi argjentinasi tashmë ka bërë për vete miliona fansa. /Telegrafi/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...