Juventusi nuk e ka harruar postimin e Barcelonës nga takimi i parë që kishte përfunduar 2-0 në të mirë të katalunasëve në Allianz Stadium në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra katalunase në atë kohë kishte shkruar se ata ishte të lumtur që Zonja e Vjetër kishte arritur të shikojë mbretin e vërtetë të futbollit, transmeton Telegrafi .
Por, Biankonerët ua kishin rikthyer se mbretin e vërtetë do t’ua sjellin në takimin e dytë në Camp Nou.

“E mbajtëm fjalën, ua sollëm atë”, shkruhet në faqen ë Juventusin me disa emoji që nënkuptohen se Ronaldo cilësohet si mbreti i futbollit.

Kujtojmë se Juventusi e mbylli fazën e Grupeve si lider i Grupit B me 15 pikë, aq sa kishte edhe Barcelona në vendin e dytë, derisa Cristiano Ronaldo realizoi dy gola nga penalltia. /Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...