Juventus ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/26, pas fitores me Venecian me rezultat 2-3.
Një ndeshje aspak e lehtë për “Zonjën e Vjetër”, ku nga minuta e dytë ishin në disavantazh, shkruan Arbresh.info.
Fila shënoi për vendasit. Mirëpo bardhezinjtë, u rikthyen në minutën e 25-të me golin e Yildiz. Kolo Muani pas gjashtë minutash shënoi për 1-2.
Venecia barazoi pas 55 minutash me anë të Haps. Por Juventusi u rikthye sërish në epërsi me golin e Locatellit nga penalltia.
Me këtë fitore Juventusi shkoi në kuotën e 70 pikëve ku siguroi pozitën e katërt në tabelë.
Pavarësisht fitores së Romës me rezultat 2-0, nuk mjaftoi ky triumf për kryeqytetasit të cilët mbetën në pozitën e pestë me një pikë më pak se Juventusi.
Kështu pas përfundimit të kampionatit të Serie A, katër skuadrat që siguruan pozitat për Ligën e Kampionëve janë Napoli, Inter, Atalanta dhe Juventusi./Arbresh.info
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit