Jude Bellingham e bëri të qartë se kush beson se është futbollisti më i mirë në botë në festimet e titullit të La Ligës.
Në paradën e trofeut me autobus të hapur, ai e quajti shokun e skuadrës së Real Madridit, Vinicius Junior, si “më të mirin në botë”.
Ai duket se preferon Vinin në këtë drejtim sesa Kylian Mbappen, me të cilin është gati të luajë në Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Vini ka luajtur një rol të madh për të ndihmuar Real Madridin të fitojë titullin e La Ligës këtë sezon dhe gjithashtu të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Anësori brazilian ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 11 asistime në të gjitha garat. Nga ana tjetër, Bellingham ka 22 gola dhe 10 asistime./Telegrafi/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin