Problemet me futbollistët e lënduar tek Arsenali duket se nuk po marrin fund.
Pasi humbën për disa muaj Sakan, pastaj edhe Nwanerin, Gabriel Jesus është futbollisti i radhës që ka marrë një dëmtim të rëndë, shkruan Arbresh.info.
Gazetari britanik, David Ornstein ka konfirmuar se sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë pasi mori një dëmtim të ligamenteve kundër Man United.
“Gabriel Jesus do mbetet jashtë për një kohë të gjatë me këputje të dyshuar të ligamenteve,” konfirmoi Ornstein.
Jesus ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon duke realizuar tre gola dhe një asistim./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë