Ousman Dembele vazhdon të jetë në dyshime për të ardhmen e tij, pasi sulmuesi akoma nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.
Dembele dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” pasi edhe Xavi Hernandez kërkon që ta ketë nënurdhrat e tij sulmuesin francez.
Sipas “Marca” raportohet se francezi tani po shikon mundësitë tjera dhe në javën e parë të korrikut do të vendosë për të ardhmen e tij.
Dembele sezonin e fundit pati probleme me lëndime dhe luajti në vetëm 32 ndeshje ku shënoi dy gola dhe dhuroi 13 asistime.
Chelsea, Manchester United, Paris Saint Germain dhe Juventus janë skuadrat që po interesohen për transferimin e francezit.
Barcelona duhet të nxitojë për t’i bërë një ofertë konkrete për rinovimin e kontratës brenda muajit qershor, në të kundërtën do ta humbasin Dembelen pa fituar asgjë nga largimi i tij. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...