Manchester Unitedi do ta bëjë Jadon Sanchon prioritet për afatin kalimtar të janarit kur pritet që klubi anglez të shpenzojë shumë.
Djajtë e Kuq u përpoqën ta transferonin talentin e Borussia Dortmundit gjatë verës, mirëpo klubi nga Bundesliga refuzoi ta shesë.
Për më shumë, 19-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratë të re me BVB, nga e cila do të përfitojë 208.000 euro në javë (afro 11 milionë euro në sezon).
Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka në plan të heqë dorë nga Sancho, të cilin do ta kërkojë përsëri në afatin kalimtar dimëror.
Trajneri i Djajve të Kuq do të ketë në dispozicion 100 milionë funte (109 milionë euro) në janar, ndërsa mesfushori i talentuar do të jetë në krye të listës së transferimeve.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...