Empoli do të luajë këtë të mërkurë në transfertë përballë Juventusit sfidën e vlefshme për raundin çerekinal të Kupës së Italisë.
Në prag të këtij dueli ka folur dhe trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa.
Ky i fundit ka folur mbi gjendjen e ekipit të tij para kësaj sfide delikate. Teksa është ndalur edhe tek mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Për këtë të fundit, D’Aversa thotë se ai ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë pjesë e skuadrës, duke theksuar se Ismajli është shumë i rëndësishëm për ekipin.
“Sigurisht që në fushë do të ketë lojtarë të rinj, disa prej tyre do ta nisin si titullarë. Unë gjithmonë kam pasur rezultate të mira në Kupën e Italisë. Më duhet të mendoj se kush mund të jetë më produktiv.
Rikthime? Ismajli do të jetë pjesë e skuadrës, pastaj do të vendosim për minutat dhe nëse do të startojë. Për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm që na ka munguar”, tha ndër të tjera D’Aversa.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...