Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë komentin e tij për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës, ku goglat vendosën përballë kombëtaren kuqezi me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shqipëria është pjesë e grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026 dhe i pari i FSHF-së, Duka ka treguar se ishte grupi i vetëm që nuk e donte.
“E dija rregullin e shortin. Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë”, ka thënë fillimisht Duka pas shortit.
“Pasi pashë skuadrat e para në grupe, ishte grupi që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të dojë një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta. Duhet të përgatitemi edhe kundër Anglisë. Serbia është një kundërshtar me problemet sensitive të veta, uroj që në këto kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport”.
“Andorra gjithashtu nuk më pëlqen, nuk është komod, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe 3 orë me autobus. Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal”.
“E takova para shortit presidenten e federatës angleze, edhe i thashë që nuk dua të luajmë kundër jush. Është luks të luash në Uembli dhe vështirë të bësh rezultat”.
“Sfida e federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor”.
“Të shikojmë çfarë ndeshje do kemi në mars. Ne e kemi mbështetjen e tifozëve në çdo ndeshje. Tifozët po i presin me kënaqësi dhe dëshirë këto përballje. Janë forcë e shtuar për ekipin tonë. Të gjitha ndeshjet kanë 3 pikë, të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, u shpreh Duka për “Klan News”.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...