Ish zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre nuk është e sigurt nëse Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij në klubin katalanas.
Marrëveshja aktuale e yllit argjentinas përfundon në vitin 2021 dhe përfshin një klauzolë që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni.
“Nuk kam ide nëse ai do të rinovojë”, ka thënë fillimisht Mestre për mediumet Cope dhe Radio Marca për situatën e Messit.
“Babai i tij po negocion rinovimin. Unë gjithmonë respektoj kontaktin me lojtarët”.
“Kam ndërhyrë vetëm kur ishte momenti për të biseduar”.
Messi është akuzuar se ka shumë ndikim në nënshkrimet e reja dhe Mestre zbuloi se kë kërkoi kapiteni verën e kaluar.
“Messi i kërkoi direkt Josep Maria Bartomeut kthimin e Neymarit, por ai nuk bëri presion ndaj tij”, përfundoi ish numri dy i Barcelonës. /Telegrafi/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...