Kosova nesër luan përballjen më të rëndësishme në histori ndaj Sllovakisë në Bratislavë me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje ka një interesim të jashtëzakonshme duke ditur se për ‘Dardanët’ janë për herë të parë në play-off të Kupës së Botës, shkruan Arbresh.info.
Ani pse disa e shohin favorit absolut Sllovakinë, me të njëjtin mendim nuk janë edhe disa sllovakë.
Ish-lojtari i përfaqësueses sllovake, Marek Sapara ka folur rreth kësaj ndeshje.
Për të ndeshja e bashkëkombësve të tij do të jetë e vështirë.
“Nëse dikush mendon se do të kemi një ndeshje të lehtë kundër Kosovës dhe pastaj do të shkojmë në finale, ai nuk e njeh futbollin e Kosovës”, u shpreh ai.
Më tej ai tregoi një arsye ku Kosova mund të shihet si favorite.
“Është një ekip tepër i nënvlerësuar me emra të mëdhenj që luajnë në Bundesligë, Spanjë ose Itali. Në rast se Skriniar mungon, mendoj se Kosova do të jetë një favorit i lehtë”, tha Sapara.
Marek Sapara ka zhvilluar 38 ndeshje me kombëtaren sllovake dhe ka shënuar pesë gola.
Fituesi i këtij takimi luan me kombëtaren e cila fiton ndeshjen mes Turqisë dhe Rumanisë për një vend në Kampionat Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./Arbresh.info
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...