Po afron ndeshja e Realit kundër Atalantës dhe në Spanjë kanë filluar të kujtojnë duelet e rëndësishme italo-spanjolle.
Legjenda madrilene, Fernando Hierro, ka folur në gazetën “AS” duke thënë se këto duele kanë qenë vërtet spektakolare.
“Në epokën time Italia kishte skuadra si Juventusi, Interi dhe Milani. Në vitet ‘90 ata dominonin Europën dhe ishin vitet e arta sportive për ta. Ta ndërlikonin jetën me një mënyrë apo një tjetër. Unë i shijoja shumë ndeshjet me skuadrat italiane. Nuk do ta mohoj diçka të tillë, sepse motivohesha shumë” – tha Hierro.
“Flitej shumë për italianet, për mentalitetin fitues, për përgatitjen fizike dhe taktikën. Ishin hapa përpara në këtë aspekt. Me Juventusin kemi pasur ndeshje të shkëlqyera dhe të forta, por gjithashtu edhe me Milanin. Ishin kampionë të vërtetë. Reali duhet të luajë vetëm për fitore me Atalantën, edhe pse është ndeshje e vështirë”, ka thënë Hierro.
Arrestohet një person për kanosje në Çagllavicë
Xheneta thumbon Stresin: A të ka liruar policia që të vish?
Koalicioni për Familjen sot hap fushatën në Gjakovë
Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, ...
Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të f...