Ish-futbollisti i mirënjohur, George Weah, është zgjedhur president i Liberisë, përcjellë arbresh.info.
Weah është presidenti i 25-të i shtetit të Liberisë, dhe do të pasojë në këtë post presidenten e parë femër të një shteti afrikan, Elen Sirlif.
Vetë ai ka reaguar pas fitores, me anë të një postimi në “Twitter”: “Me emocionin më të thellë unë dua që të falënderoj popullin liberian që më nderoi me votën e tij. Ka për të qenë një eksperiencë e madhe”, ka shkruar Weah.
Ai është futbollisti i parë afrikan që e ka fituar Topin e Artë në kohën sa është aktivizuar te skuadra e Milanit. /arbresh.info/


Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE