Interi ka kontaktuar Real Madridin për mundësinë e nënshkrimit të Arda Guler në afatin kalimtar të verës, raporton Corriere dello Sport.
Mungesa e minutave të mesfushorit turk ka ngritur shqetësime për të ardhmen e tij në Spanjë dhe ka tërhequr interesin nga klubet e tjera.
Interi është i vetëdijshëm se Guler mund të dëshirojë të largohet sezonin e ardhshëm nëse nuk i jepet një rol më i rëndësishëm, dhe ta ketë në listën e dëshirave të transferimeve për verën.
Megjithatë, klubi i Serie A është i interesuar edhe për Nico Paz, një lojtar të cilin Los Blancos thuhet se po mendojnë ta rikthejnë në verë.
Guler ka bërë 30 paraqitje për Real Madrid këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat, përkundër se në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar nga banka rezervë.
Interesim për transferimin e yllit të ri turk kanë shprehur edhe skuadra tjera si RB Leipzig, Bayern Munich, Borussia Dortmund, AC Milan dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...