Interi ka shënuar fitore si mysafir i Frosinones me rezultat 5-0 në kuadër të xhiros së 36-të të Serie A.
Simone Inzaghi futi një formacion të përzier me lojtarë që kishin luajtur më pak këtë vit, ndërsa ta edhe Kristjan Asllani.
Kampioni i shpallur i Italisë, gjeti epërsinë në minutën e 19-të me Davide Frattesin, gol që mbylli pjesën e parë.
Frattesi asitoi te goli i dytë i shënuar nga Marko Arnautovic në minutën e 60-të.
Në minutën e 77-të, Tajon Buchanan shënoi golin e tretë për Neroazurrët pas asitimit të Stefano Sensit.
Rezultati shkoi në 4-0 në minutën e 80-të, kur Lautaro Martinez gjeti rrjetën.
Krejt në fund kishte festë edhe për Marcus Thuram që shënoi golin e fundit për rezultatin 5-0.
Interi ka 92 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Frosionone me 32 pikë mban vendin e 16-të. /Telegrafi/
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali