Arritja në 1/8-at e Ligës së Kampionëve ishte një objektiv kyç për Inter, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë financiar.
Pas dy finaleve në tri sezonet e fundit, zikaltërit synonin të konfirmonin vazhdimësinë në elitën europiane, por eliminimi i hershëm nga Bodo/Glimt ka lënë pasoja të ndjeshme.
Sezonin e kaluar, që u mbyll me një finale zhgënjyese, Interi arkëtoi plot 136.6 milionë euro vetëm nga shpërblimet e UEFA-s – një shumë që përbënte një shtyllë të rëndësishme për balancimin e financave dhe investimet në merkato.
Këtë edicion, të ardhurat nga Evropa ndalen në 71.27 milionë euro, që do të thotë 65.33 milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë. Vetëm kualifikimi në fazën e 1/8-ave do t’i siguronte klubit rreth 15 milionë euro shtesë, pa përfshirë të ardhurat e mundshme nga raundet pasuese.
Eliminimi përfaqëson një dështim të dyfishtë për skuadrën e drejtuar nga Chivu. Përveç goditjes financiare, Interi bëhet finalistja e parë e Champions-it që nuk arrin në 1/8-at sezonin pasardhës që nga Chelsea në edicionin 2012/13.
Tashmë, për zikaltërit mbeten si objektiva vetëm gara në kampionat dhe Coppa Italia, ndërsa eliminimi evropian kufizon ndjeshëm potencialin e të ardhurave për këtë sezon.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...