Inter është duke u interesuar për të transferuar sensacionin e Gent, Jonathan David gjatë verës.
Sipas Express, David që nga muaji i kaluar është në ‘radarin’ e Arsenal, mirëpo edhe Inter i është bashkuar garës, transmeton portali arbresh.info.
Kartoni i sulmuesit është 25 milionë euro, i cili ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2023.
“Neurazurët” e shohin 20-vjeçarin si pasuesi adekuat i Lautaro Martinez, i cili mbetet i lidhur me largimin nga “San Siro”.

David ka qenë fenomenal këtë sezon duke shënuar 23 gola dhe kontribuar me 10 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.
Para disa jave, agjenti i lojtari konfirmoi se klienti i tij është i gatshëm për të luajtur në klubet e mëdha./arbresh.info.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...