Ilir Meta kujton Kombëtaren e para 51 vjetëve në lojën me Gjermaninë

09:52 | 17 Dhjetor 2018

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0.

“Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Europë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve,” kujton presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas tij, të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa.

“Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi,” shkruan Meta në Facebook.

Ai shprehë respekt edhe për ata që ende jetojnë me emocionet e paharruara.

“Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi.Respekt për të gjithë Ju.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara