Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, po merr pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që zhvillohet gjatë dy ditëve, më 10–11 maj, në Nikosia, Qipro.
Ky takim dyditor organizohet në kuadër të Presidencës Qipriote të Këshillit të BE-së dhe mbledh ministrat për çështje evropiane, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe ministra nga shtetet kandidate dhe kandidatët potencialë. Takimi shërben si platformë për shkëmbim mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Gjatë ditës së parë, pas vizitës së organizuar të qytetit, Kryenegociatori Zulfaj u mirëprit nga zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, znj. Marilena Raouna, ku edhe pati mundësinë të shkëmbej biseda me kryesuesit e delegacioneve të shteteve anëtare.
Dita e dytë i kushtohet diskutimeve tematike, me vëmendje të veçantë tek zgjerimi i BE-së.
z. Zulfaj do të marrë pjesë në sesionin e zgjerimit me qëllim vendosjen e çështjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën në qendër të diskutimit.
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...