Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka nisur me barazim aventurën e tij të re me Dinamon City.
Pavarësisht se ndeshja nisi mirë për të besuarit e Dajës, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 5-të të takimit, ku Itodo shënoi kundër Partizanit, vendasit e barazuan rezultatin në të 33-tën.
Pjesa e parë u mbyll baras, teksa drama u zhvillua krejt në fund të takimit, njofton Klankosova.tv.
Partizani shënoi në minutën e 91-të me anë të Rrapajt, teksa Dinamo City barazoi në të 95-tën me anë të Vilas.
Me këtë barazim, Dinamo City gjendet në vendin e nëntë me katër pikë, teksa Partizani është i dyti me shtatë sosh.
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...