gli Tare ishte i pranishëm në stadiumin “Arena e Demave” dje, ndërsa Partizani fitoi 2-1 përballë Skënderbeut. Ish-drejtori sportiv i Lazios është shfaqur shpesh herë pranë Partizanit prej 1 viti.
Kujtojmë se verën e kaluar, Tare la pozicionin e drejtorit sportiv te Lazio. Një pozitë ku qëndronte prej 15 vitesh.
Dje RTSH ndau një video ku Tare shfaqej në tribunë duke biseduar me Olsi Ramën. Ky i fundit, siç dihet, mban pozitën e drejtorit të përgjithshëm te Partizani.
Kujtojmë se Tare nuk ishte dje vetëm i interesuar te Partizani, klub nga i cili ka dalë. Djali i tij, Etien Tare, është sulmues te Skënderbeu prej këtij sezoni. /newsport.al
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...