Janë mësuar katër ekipet të cilat do të përballen në ndeshjet gjysmëfinale të turneut IEM Dalla CS:GOs, i cili po mbahet në qytetin Dallas të Teksasit.
FURIA e befasoj ekipin G2, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa ekipi Cloud9 mposhti ekipin FaZe po ashtu me rezultat 2-1 me mapa.
Të dyja ekipet do të ndeshen sot (e shtunë) në ndeshjet e gjysmëfinales, FURIA do të përballet me ekipin ENCE, ndërsa Cloud9 do të përballet me ekipin BIG, në ndeshje me formatin ‘Bo3’.
Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00, dhe të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet zyrtare të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...